Pako juaj,
prioriteti ynë

  • Device Screen
  • Device Screen
  • Device Screen

Çfarë është Alopost

ALOPOST shpk është themeluar në vitin 2020 si një sipërmarrje e re dhe inovative në fushën e shërbimeve postare nisur nga nevoja e tregut për një shërbim bashkohor të cilin ne e ofrojmë përmes një sistemi teknologjik tejet të zhvilluar dhe i aksesueshëm nga të gjithë në të njejtën kohë.

Eco - Friendly

Përveç korrektësisë dhe cilësisë së shërbimit tashmë të konsoliduar, ALOPOST shpk sjell risi në treg me pajisjet e transportit me bateri të cilat janë ekologjike dhe të krijuara sipas pajisjeve të teknologjisë së fundit, të cilat nuk ndotin ambientin përreth.

Transport brenda dhe jashtë vendit

Qëllimi ynë është të ruajmë të njëjtin nivel të cilësisë së shërbimit duke zgjeruar shërbimet tona dhe në fushën e transportit si brenda dhe jashtë vendit.
TARIFAT E SHËRBIMIT TË DËRGESAVE BRENDA QYTETIT:
Pesha e objektit Tarifa në lekë
0 – 2000 gr 200
2001 gr – 3000 gr 250
3001 gr – 4000 gr 300
4001 gr – 5000 gr 350
5001 gr – 6000 gr 400
6001 gr – 7000 gr 450
7001 gr – 8000 gr 500
8001 gr – 9000 gr 550
9001 gr – 10000 gr 600
10001 gr – 11000 gr 650
11001 gr – 12000 gr 700
12001 gr – 13000 gr 750
13001 gr – 14000 gr 800
14001 gr – 15000 gr 850
15001 gr – 16000 gr 900
16001 gr – 17000 gr 950
17001 gr – 18000 gr 1000
18001 gr – 19000 gr 1050
19001 gr – 20000 gr 1100

TARIFAT E SHËRBIMIT TË DËRGESAVE NDËRMJET QYTETEVE:
Pesha e objektit Tarifa në lekë
0 – 2000 gr 300
2001 gr – 3000 gr 350
3001 gr – 4000 gr 400
4001 gr – 5000 gr 450
5001 gr – 6000 gr 500
6001 gr – 7000 gr 550
7001 gr – 8000 gr 600
8001 gr – 9000 gr 650
9001 gr – 10000 gr 700
10001 gr – 11000 gr 750
11001 gr – 12000 gr 800
12001 gr – 13000 gr 850
13001 gr – 14000 gr 900
14001 gr – 15000 gr 950
15001 gr – 16000 gr 1000
16001 gr – 17000 gr 1050
17001 gr – 18000 gr 1100
18001 gr – 19000 gr 1150
19001 gr – 20000 gr 1200

Misioni Alopost

Misioni ynë është të ofrojmë shërbimet tona postare me një cilësi maksimale të garantuar duke përmbushur me korrektësi të gjitha kërkesat e klientit, realizuar kjo në mënyrën më ekologjike dhe pa dëmtuar ambientin.
Sherbimet tona:
• Dergesa Brenda 24 oreve
• Dergesa te Koliposta/Thaseve
• Dergese ne te gjithe boten
• Posta e letrave.

Informacion mbi sherbimin e ofruar
• Derguesi (klienti) pajiset me nje account ne sistemin Alopost app ku ben te mundur regjistrimin dhe informimin mbi historikun e dergeses
• Korrieri merr në dorëzim pakot në ambientet e derguesit
• Klienti plotëson te dhenat dhe te gjithe informacionin ne Alopost app të pakos si dhe printon Manifestin Shoqërues, i cili përmban të gjitha elementet e nevojshme.
• Ngarkimi realizohet në praninë dhe mbikëqyrjen e korrierit Alopost shpk dhe magazinierit të Klientit.
• Pas procesit të përpunimit në ambientet e Alopost shpk , dërgesat nisen për shpërndarje në destinacionet përkatëse, sipas të dhënave të Klientit.
• Përfaqësuesi (agjenti) i Alopost shpk kontakton me telefon Marrësin e pakos për të konfirmuar dorëzimin e saj.
• Pas dorëzimit të pakos në destinacion derguesi njoftohet elektronikisht nepermjet Alopost app
• Në fund të çdo procesi realizohet edhe mbyllja financiare e dërgesës.
• Alopost shpk i dërgon Klientit faturën mujore pas konfirmimit elektronik.
• Pagesa mund të bëhet në cash, çek ose transfertë bankare.
• Zyrat Alopost shpk janë të hapura nga ora 08.00 deri 21.00. Nëse keni nevojë për shërbime speciale korrier ekspres, ju lutem kontaktoni personat përgjegjës në cel: +355694000155 dhe/ose +355694000156
• Alopost shpk ofron Shërbimin Postar Ekspres “ Door-to-Door”, i cili mundëson marrjen, dërgimin dhe dorëzimin e letrave dhe pakove nga vendodhja e dërguesit në vendodhjen e marrësit në të gjithë Shqipërinë. Ky shërbim përfshin edhe ruajtjen dhe paketimin e dërgesës.
• Koha limit e tërheqjes (apo marrjes në dorëzim) së dërgesave brenda qytetit dhe dorëzimi në të njëjtën ditë është 12:30
• Koha për tërheqjen brenda vendit deri në fund të ditës.
• Shpërndarja realizohet brenda 24 ore si për Tiranën dhe për rrethet.
Linke:
-- Ligji Nr 46
-- Regullore per autorizim te pergjithshem per sherbimet postare.

Vlerat tona

  • Përgjegjshmëri dhe korrektësi.
  • Realizim të plotë dhe me sukses të shërbimit që nga marrja e porosise e deri në momentin e dorëzimit.
  • Shërbim i shpejtë dhe i drejtpërdrejtë.
  • Informacion në kohë reale mbi vendodhjen e pakove të porositura.
  • Dërgesa brenda objektivit dhe afatit kohor.
  • Automjete të krijuara sipas pajisjeve të teknologjisë së fundit.
  • Staf i specializuar në ofrimin e shërbimit.
  • K+
    Shkarkime
  • K+
    Përdorues Aktiv
Tracking

Gjurmoni porosinë tuaj në kohë reale

KERKESAT PËR DËMTIM, VONESË APO MUNGESA-REKLAMACIONET

Të gjitha ankesat duhet të reklamohen në zyrat tona brenda 20 ditësh.

Ankesat duhet të dërgohen me shkrim ose me e-mail.

Ankesa duhet të ketë të specifikuar qartë me detaje pretendimet e klientit si vonesë, dëmtim etj.

Për çdo dërgesë të dëmtuar “ALOPOST shpk” e dëmshpërblen klientin 5.000 (pesë mijë) lekë, n.q.s dërgesa është e pasiguruar.

Zgjidhja e mosmarrëveshjeve ndërmjet përdoruesit dhe ofruesit të shërbimit

1. AKEP-i zgjidh mosmarrëveshjet ndërmjet ofruesve të shërbimeve postare dhe përdoruesve, kur të tilla mosmarrëveshje kanë të bëjnë me të drejtat dhe detyrimet e përcaktuara në këtë ligj dhe aktet nënligjore në zbatim të këtij ligji.

2. Nëse një mosmarrëveshje ndërmjet përdoruesit të shërbimit postar dhe ofruesit të shërbimit postar nuk mund të zgjidhet nëpërmjet procedurave të ankesave, sipas nenit 37, të këtij ligji, përdoruesi, brenda 15 ditëve nga marrja e përgjigjes me shkrim të ofruesit, mund të kërkojë me shkrim nga AKEP-i të zgjidhë mosmarrëveshjen.

3. AKEP-i shqyrton të gjitha provat në dispozicion dhe, brenda 30 ditëve nga marrja e kërkesës, merr vendim lidhur me mosmarrëveshjen.

4. Ky vendim është i detyrueshëm për të dyja palët, nëse nuk kundërshtohet brenda 30 ditëve nga dita e marrjes dijeni në gjykatën kompetente, sipas legjislacionit në fuqi. 285. AKEP-i zgjidh mosmarrëveshjet në mënyrë transparente, të shpejtë, objektive dhe jodiskriminuese.

6. AKEP-i përcakton procedurat dhe strukturën përkatëse për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me anë të një rregulloreje, e cila publikohet në faqen zyrtare të AKEP-it.

Kontakt

Na shkruani

Kontakte

Rruga Mustafa Qosja, shk 37, Kati 1